Si ta kuptosh që ke mungesë të theksuar vitamine D
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë, nga sigurimi i furnizimit me kalcium të kockave deri te forcimi i sistemit imunitar. Përgjithësisht e marrim përmes ushqimeve apo rrezeve të diellit, por dhe falë medikameteve. Në rast se ka mungesë të vitaminës në fjalë diçka nis të mos shkojë me ne dhe detyrimisht trupi sinjalizon rrezikun. Vini re, këto janë shenjat tipike:
Dhimbje kockash
Mungesa e vitaminës D dobëson aftësinë e trupit për të transportuar kalcium në kocka, gjë që çon në osteomalacia (dobësim i kockës). Konsultohuni urgjentisht me një mjek për të shmangur dhimbjen, frakturat apo sëmundjet e rënda kockore si osteoporoza.
Dhimbje muskulare
Vitamina D ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe te muskujt tanë. Prania e saj në nivele fare të ulëta sjell dhimbje, dobësim të muskujve apo zvogëlim të masës muskulare si dhe shërim të ngadaltë të tyre pas një aktiviteti fizik. Situata mund të arrijë deri aty sa të shkaktohen dhimbje kronike të përhapura në trup.
Të tjera:
Djersitje e kokës dhe fytyrës
Sistem i dobët imunitar
Lodhje dhe këputje
Shërim i ngadaltë i plagëve
Rënie flokësh
Ankth dhe depresion