Si të bëjmë testin e vajit të ullirit

Një vaj ulliri para së të dalë në treg duhet të kalojë provën e analizave kimike por edhe atë të degustuesve. Kjo e dyta parashikohet me ligj por deri më tani nuk ka funksionuar. Për të trajnuar degustuesit në Shqipëri mbërritën një grup ekspertësh italianë.

Të dallosh një vaj ulliri cilësor nga një jo i tillë është e vështirë, aq më tepër kur në treg çdo shishe të ofrohet si ekstra virgin.

Që një vaj ulliri të jetë me standarde për tregun dhe i duhur për tryezën e konsumatorit, përpos analizave kimike duhet t`i nënshtrohet dhe provës së panel testit.

Ky i fundit është një grup ekspertësh, që duhet të veprojë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe që deguston vajin e ullirit.

Edhe pse parashikohet me ligj, në vendin tonë panel testi nuk funksionon.

Por hapat e para po hidhen. Për të trajnuar kandidatët potencial për anëtarë të panel testit kanë mbërritur në Tiranë një grup ekspertësh italianë.

Po ashtu me rëndësi është edhe kryerja e analizave kimike në laborator, gjë që tek ne është e mundur.

Ekspertët thonë se puna për një produkt cilësor e me standarde duhet të nisë që në mbjelljen e fidanëve e më pas me trajtimin që bëhet nga ana e fermerit.

SHKARKO APP