Si të dobësohemi shpejt dhe shëndetshëm

Jeni lodhur nga dieta të ndryshme joefektive? Nëse pyet “Si te dobesohemi” atëherë ndiq këto këshilla shëndetësore në vijim.

Të ju kursejmë pak kohë: leri dietat e shpejta. Rezultatet e tyre zakonisht nuk zgjasin e ju keni opsione tjera të shëndetshme të cilat mund t’i fillosh që sot!

Si Te Dobesohemi pra?
Ju sigurt mund ti humbni 1.5kg në javë apo edhe më shumë në shtëpi me një dietë të shëndetshme dhe shumë ushtrime, thotë këshilluesja për humbje peshe Katherine Tallmadge.

Pra, nëse djeg 500 kalori më shumë se sa konsumon çdo ditë për një javë të tërë, ju duhet të shkrini rreth 1 deri 1.5kg.

Nëse dëshiron të humbësh peshë më shpejt atëherë ju duhet të hani më pak dhe të ushtroni më shumë.

Për shembull, nëse gjatë ditës konsumojmë rreth 1050 deri 1200 kalori gjersa ushtrojmë për një orë në ditë, mund të dobesohemi e të humbim nga [ëp-like-locker]1.5 deri 2.3kg që në javën e parë, e bile edhe më shumë nëse peshon më shumë se 113kg. Është me rëndësi që mos të shkurtohet sasia e konsumit të kalorive më shumë se kaq – është e rrezikshme.

Të kufizosh kripën dhe brumërat do të thotë se mund të humbësh peshë më shumë – por kjo peshë e humbur është më shumë lëngje se sa dhjam. Do të thotë humb lëngje e jo dhjamin.

“Kur zvogëlon sasinë e kripës dhe brumërave ju zvogëloni lëngjet, që mund të rezultojë që të humbni deri në 2.3kg të lëngjeve kur të fillosh,” thotë Michael Dansinger drejtues i shout të NBCs “The biggest Loser”.

Dieta Si Te Dobesohemi Shpejt
Dansinger rekomandon të hani një dietë që minimizon brumërat, sheqerat e shtuar, dhe yndyrë të shtazëve nga mishi dhe ushqimet nga qumështi. Për dobësim të shpejt ai rekomandon të përqendrohemi në fruta, perime, të bardhët e ves, produkte të sojës, gjoks pule pa lëkurë, peshk, bylmet pa yndyrë, dhe 95% mish pa dhjam.

Këtu poshtë gjeni këshilla tjera nga Daën Jackson Blatner autor i librit The Flexitarian Diet:

Ha perime që të ndihesh i ngopur
Pi shumë ujë
Largo ushqimet e këndshme (ëmbëlsirat) nga shtëpia.
Merru me diçka – nuk ja vlen të hash pasi që nuk ke gjë tjetër që të bësh dhe mërzitesh (s’të rrihet).
Ha vetëm nga pjata dhe ulur në tavolinë ushqimi. Mos u ushqe nga frigoriferi.
Mos kapërce ushqimet (vaktet)
Të mbash ditar dhe të shënosh çdo gjë që hanë ju ndihmon të përcjellësh gjendjen dhe të rrish në binar.

Përveç se të shënosh se çka dhe kur e ke ngrënë do ia vlente të shënoje edhe se si ndiheshe mu para se të haje. A ishit nervoz, i/e pikëlluar, apo i/e mërzitur? Ne shpesh përqendrohemi në ushqimet dhe kaloritë që konsumojmë, por emocionet janë pjesë e rëndësishme e veseve tona të ushqyerit.

Si te Dobesohemi – Ushtrimet per Humbje te Shpejt te Peshes.
Është koha pra që të lëvizim më shumë! Për të humbur peshë kërkohet afër 1 orë ushtrime të intensitetit mesatar në ditë, tregon një studim.

Planifiko të bësh kardio dhe ushtrime forcimi.

“Kardio më së shumti djeg kalori kështu që është ideale për humbje të shpejt peshe, por pas kësaj ju duhet të përfshini edhe ca orë në javë me ushtrime për forcim,” thotë Dansinger. Për të djegur sa më shumë dhjam mundohu të djersitesh gjatë ngrohjes dhe vazhdo djersitu për një orë të tërë, thotë Dansinger.

Nëse nuk po ushtroni tash ose ke ndonjë gjendje kronike apo ke shumë peshë për të shkrirë, është e udhës që të këshilloheni me mjekun tuaj paraprakisht. Ata do ju përkrahin dhe përcjellin gjendjen tuaj e sigurojnë se je i gatshëm që të ushtrosh.

Mos e tepro duke provuar të ushtrosh shumë që në fillim, fillo dhe gradualisht shto intensitetin kështu për të shmangur lëndimet.

Një mënyrë e mirë është që të bësh trajnim me intervale është – shpërthim të shpejt të vrapimit me intensitet të lartë i përcjell më pas nga vrapim me intensitet të ulët… pra, shpejt, ngadalë, shpejt, ngadalë. Një ushtrim i tillë me intervale ndihmon që të djegësh më shumë kalori.

Si bëhet ky vrapim me intervale?
Fillo vrapo ne 2 minutat e parë me ritëm normal (jogging), pas dy minutave vrapo me shpejtësinë më të madhe që mundesh për 30 sekonda, pastaj ngadalëso e vrapo ose ec nëse nuk mundesh të vraposh ngadalë për 1 minutë e gjysmë. Përsërite këtë deri 8 herë… 30 sekonda shpejt, 1 minutë e gjysmë ngadalë, 30 sekonda shpejt, një minutë e gjysmë ngadalë. Në fillim nuk do të arrini ta bëni më shumë se 3 apo 4 herë këtë përsëritje por kjo mjafton për fillim. Gradualisht ju do ta shtoni këtë përsëritje nga 3 në 4, nga 4 në 5 e kështu me radhë deri në 8.

Si te Dobesohemi – Dietat

E di se sa tërheqëse është fjala dieta kur përmended, veçanërisht nëse ke shumë peshë që duhet humbur. Dëgjon edhe për ato dieta që yjet e holyëood-it kanë bërë dhe tash duken për mrekulli.

Por mos harro, nëse tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta edhe është e pavërtetë ashtu si shpesh ndodh.

Gjithashtu kapërce çdo program që synon përdorimin e pilulave të detoksifikimit dhe laksativëve. E vërteta është se të shkurtosh konsumin e kalorive më pak se 1050-1200 në ditë është kontra-produktive, për shkak se ju duhen muskuj të fortë që të ushtrosh në mënyrë efektive.

“Kur konsumon pak kalori ju humbni dhjam por gjithashtu edhe muskuj të dobishëm, që është gjëja më e keqe që mund të bësh pasi që kjo zvogëlon metabolizmin tuaj dhe e bënë më të vështirë të shtosh intensitetin e ushtrimeve dhe qëndrueshmërinë,” thotë Dansinger.

Dieta të tilla dështojnë dhe përveç tjerash ju privojnë nga të ushqyerit e shëndetshëm. Ti nuk do mund të vazhdosh ashtu për shumë gjatë dhe ka gjasa se do rebelohesh dhe përfundosh aty ku ke filluar. Ju meritoni më mirë se kaq!

Kështu pra ashtu si mundesh me të gjitha mundësitë që ke fillo këto këshilla, por të lutem bëje ashtu si duhet kështu që e vë vetën drejt suksesit afatgjatë që të jesh peshë ideale dhe ta mirëmbash atë e jo të kthehesh në gjendjen e më parshme./sherohu/

SHKARKO APP