Si të kemi buzë të fryra vetëm me katër hapa, ndiqni këto metoda dhe do të dukeni ndryshe

Mos u shqetësoni nëse nuk i keni buzët si Angelina Jolie, por mësoni se si me vetëm katër hapa të krijoni iluzionin e buzëve të fryra dhe sensuale.

Çfarë ju nevojitet?

Korrektori;

Lapsi me ngjyrë të buzëve;

Shkëlqimi transparent;

Shkëlqimi shkëlqyes;

Furça për buzëkuq;

Hapi i parë – Vendosni një shtresë të hollë të korrektorit në majën e buzës të sipërme dhe të poshtme. Korrektori do të reflektojë dritën dhe në këtë mënyrë buzët duken më të plota.

Hapi i dytë – Vizatoni vijën e buzëve me laps. Lirisht mund të shkoni edhe përtej vijës së buzëve, sepse korrektori do të zvogëlojë hendekun në mes të buzës dhe lapsit.

Hapi i tretë – Duke përdorur një furçë, aplikoni një shkëlqim të tejdukshëm. Gjithashtu mund të përdorni edhe buzëkuqin me ngjyrën e preferuar, apo atë më ngjyrë të buzëve tua.

Hapi i katërt – Në mes të buzës së poshtme, vendosni pak shkëlqyes, shkruan femina. Ai gjithashtu do të reflektojë dritën, dhe buzët do të duken më të plota.

SHKARKO APP