Si të keni një trup të bukur këtë verë
Pas dimrit dhe nën rrobat e rënda e ushqimit të bollshëm që zakonisht konsumohet në stinën e dimrit, tani është koha për të marrë masa dhe të filloni të keni shëndetin tuaj përsëri në udhë.
Së pari filloni bëni këto ndryshime:
Pini shumë ujë. Dehidratimi shkakton lodhje, dhimbje koke dhe vështirësi në përqëndrim. Ju nevojitet të pini rregullisht ujë, për të mbajtur trupin të tonifikuar dhe pa toksina.
Hani një mëngjes të shëndetshëm. Fillojeni ditën duke u ushqyer mirë dhe hani brenda një ore që jeni ngritur nga shtrati. Mos rrëmbeni dhe të hani në lëvizje ose të hani ushqime të sheqerosura. Merrni diçka të shëndetshme. Siç mund të jenë një tost, vezë e zier, ose jogurt.
Filloni ushtrimet. Ushtrimet jo vetëm heq tensionin për shumë njerëz, por mund të përmirësojë energjinë me kalimin e kohës pasi ndërtojnë mitochondri të re në muskujt tuaj të cilat ju japin fuqi.
Shkoni në vendet tuaja të preferuara. Gjeni kohë çdo ditë për të bërë diçka që është 100% për ju. Mjaftojnë dhe pesë minuta të mbyllni sytë dhe të dëgjoni këngën tuaj të preferuar, të shëtisni në ajër të pastër, apo të luani me macen apo qenin që keni në shtëpi. Ndihmon për të ulur stresin, tensionin dhe për të ngritur humorin.
Mbani një ditar. Kushtojini vëmendje ushqimeve dhe pijeve që konsumoni. Shkruani gjërat që ju keni ngrënë për një ose dy javë dhe vlerësoni atë çfarë keni ngrënë. Në këtë mënyrë ju do të keni në kontroll kaloritë e marra dhe do ju ndihmojë që të jeni gjithmonë në formë.