Si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme të diellit

Shmangia nga ekspozimi direkt në diell është më mirë se sa losionet për mbrojtje nga rrezatimi

Ulja nën hijen e një druri ose veshja e një këmishe gjatë verës mund të mbrojë lëkurën tuaj nga rrezet UV dhe është zgjidhje më e mirë se të qëndroni në ballë me diellin.Të dhënat e fundit bazuar në studimet rreth mbrojtjes nga dielli këshillojnë se shmangia nga qëndrimi i drejtpërdrejtë në rrezet e diellit dhe veshja e rrobave të cilat mbrojnë lëkurën nga djegia prej rezeve ultraviolete (UV) janë rrugët më të mira për tu mbrojtur nga kanceri i lëkurës dhe veprimet djegëse të diellit.

“Në strategjinë për të parandaluar kancerin e lëkurës, duhet të preferohet marrja e disa masave si veshja e rrobave mbrojtëse ndaj diellit, kapela dhe ulja e ekspozimit ndaj diellit në minimum”, thonë studiuesit zviceranë.

Shumë studime kanë treguar se losionet mbrojtëse ndihmojnë kundër dëmtimeve të lëkurës nga UV dhe sigurisht edhe nga llojet e kancerit të lëkurës. Por hulumtuesit thonë se produktet mbrojtëse shpeshherë aplikohen në mënyrë të pasaktë dhe përdoren si një arsyetim për të qëndruar më gjatë në diell, që rrit edhe rrezikun nga dëmtimi i lëkurës.

Më mirë më pak diell se sa produkte mbrojtëse

Bazuar në shumë studime rreth mbrojtjes nga dielli, hulumtuesit kanë gjetur se zvogëlimi i ekspozimit përmes shmangies së qëndrimit në kulmin e rrezatimit në mesditë dhe veshja e teshave mbrojtëse është më e mira për tu mbrojtur nga dëmtimet që shkaktojnë rrezet UV.

Por, studimi dëshmon se edhe lloji i rrobave mund të luajë një rol të rëndësishëm si faktor i mbrojtjes nga dielli. Për shembull, teshat e thata, të tendosura, të bëra nga leshi ose poliesteret, tregojnë mbrojtje më të theksuar ndaj diellit se sa ata të njoma, të gjëra, të rralluara, me përbërje nga pambuku, fijet e lirit, acetati dhe mëndafshi.

Sasi më të mëdha të preparateve për rrezitje

Por nëse njerëzit nuk duan të veshin ose duan të qëndrojnë jashtë në diell gjatë muajve të verës, duhet të mësojnë si të përdorin më së miri preparatet për mbrojtje nga dielli. Rezultatet e studimeve kanë treguar se aplikimi i sasive të bollshme të preparateve është ndër faktorët më të rëndësishëm të efektivitetit të tyre, i ndjekur nga aplikimi i njëtrajtshëm nëpër trup dhe nga vlera e faktorit mbrojtës të preparatit.

Mënyrat efektive të rritjes së mbrojtjes nga dielli duke shfrytëzuar preparatet mbrojtëse janë:

Aplikoni preparatin 15- 30 minuta para se të dilni jashtë në diell. Përdorni preparate rezistuese në ujë për të ulur nevojën për aplikim të sërishëm, pas notimin ose djersitjes që pasohet nga fshirja ose fërkimi me tesha ose me rërë.
Një spektër i gjerë i preparateve rrezatuese me mbrojte adekuate ndaj rrezeve UVA dhe UV B.
Preparatet inorganike, si oksidi i zinkut ose dyoksidi i titanit, që janë të turbullt, janë më pak të prirë të shkaktojnë reaksione alergjike dhe rekomandohen për përdorim tek fëmijët.

SHKARKO APP