Si të ndaloni dhimbjet e dhëmbëve pa shkuar tek dentisti

Për shumë njerëz vizitat tek dentisti dhe dhimbjet e dhëmbëve janë  të  padurueshme.

Por ka një  rrugëzgjidhje për të  gjithë  ata që e kanë  të  vështirë  të  shkojnë  tek dentisti.

Ju mund të provoni edhe metodat në kushte shtëpie për të hequr dhimbjet.

Më  poshtë  ju tregojmë  disa këshilla nga Bright Side që  mund t’i zbatoni  nëse keni dhimbje dhëmbësh.

Ujë i ngrohtë me kripë

Përzieni kripën me ujë të vakët dhe shpëlani gojën me të. Kjo do t’ju japë një lehtësim të menjëhershëm tek dhëmbët. Mjekët zakonisht e sugjerojnë këtë ilaç si hap të parë ndihmues. Ky proces mund të përsëritet 4-5 herë në ditë dhe ka efekt të menjëhershëm.

Soda e bukës

Thjesht shtoni në furçën e dhëmbëve pak sodë buke dhe fërkoni dhëmbin që po jua shkakton këtë dhimbje. Kjo metodë do t’ua lehtësojë dhimbjen brenda pak minutash.

Vendosni akull

Në të gjithë e dimë se akulli, kuron çdo enjtje. Edhe për dhëmbët funksionon. Thjesht merreni akullin dhe vendoseni në anën e faqes ku ndodhet dhëmbi i prishur që po ju shkakton dhimbje. Përdoreni këtë metodë duke e mbajtur akullin në faqe për 15 minuta. Nëse keni shumë dhimbje përdoreni disa herë në ditë.

Karafil ose vaj karafili

Shtypni dy karafila dhe përziejini ata me ullinj apo me vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në zonën ku ju dhëmb dhembi. Është një mënyrë shumë e mirë për të larguar dhimbjen.

Xhinxheri

Hidhni pak rrënjë xhinxheri në një enë me ujë dhe më pas bëni gar-gar me të.

Çaji

Në kutitë e ndryshme të çajit këshillohet se dhimbja e shkaktuar nga dhëmbi mund të qetësohet nga çaji. Çaji i zi ka disa përfitime të dyfishta. Përveç se konsumimi i tij zvogëlon enjten edhe vendosja e qeses së tij në dhëmbin e sëmurë e zvogëlon goxha dhimbjen.

Qepa

Qepët kanë veti shumë të forta kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për të reduktuar dhimbjen, mjafton të copëtoni nj qepë dhe ta mbani atë për disa minuta tek dhëmbi që ju krijon probleme.

Hudhra

Mund t’ju duket absurde disave, duke marrë parasysh erën e pakëndshme të hudhrës, por ajo ndihmon në shërimin e dhimbjeve të dhëmbëve si profesionistët. Thjesht prisni një copë hudhër dhe vendoseni në zonën që ju dhemb. Hudhra ndihmon në largimin e baktereve nga goja dhe minimizojnë dhimbjet.

 

SHKARKO APP