Si të shëroni dhimbjen e kokës në mënyrë natyrale

Dhimbja e kokës mund të kthehet vërtet në një siklet shumë të madh, pasi mund të jetë e padurueshme. Mirëpo përpara se të drejtoheni menjëherë për të pirë medikamente ekzistojnë edhe disa forma natyrale për të shëruar dhimbjen e kokës.

Një ndër to është përdorimi i xhinxherit, i cili ndikon në reduktimin e inflamacionit të enëve të gjakut në kokë, duke bërë kështu që dhimbja e kokë të lehtësohet.

Gjithashtu edhe lëngu i mentes është një tjetër përbërës që çon në shërimin e dhimbjes së kokës. Një tjetër ndikues është edhe aroma e vajit të lavandës që çon në përmirësimin e simptomave të migrenës.

SHKARKO APP