Si t’i zhdukësh kallot e këmbëve

Çizmet e rënda, të parehatshme, e që i mban gjithë ditën veshur, po t`i shkatërrojnë këmbët. Nuk ka më keq se sa ato shtresat e trasha poshtë këmbës, të bëra si gungë e fortë, e që të dhembin në çdo hap që hedh. Po si çdo problem tjetër, edhe ky e ka një zgjidhje. Mjaft të kesh dëshirën ta zhdukësh këtë problem e të shpëtosh.

Zgjidh këpucë të sheshta dhe të rehatshme  

Kufizoje përdorimin e takave, sidomos në shtëpi. Askush s`po të shikon brenda katër mureve. Nuk ke përse e ekzagjeron. Bli njëpalë pantofla dhe do dukesh po aq zonjë sa edhe me taka.

Shko në qendra trajtimi

Nëse mendon se uji me kripë do të të shpëtojë plotësisht, kjo nuk është e vetmja zgjidhje, e për më tepër nuk është afatgjate. Shko te specialisti. Shko te dermatogu ose në qendra estetike dhe merr trajtim të specializuar. Me shëndetin nuk bëhet shaka. Mungesa e trajtimit mund të çojë edhe në infeksione.

Përdor acid salicilik

Do të të ndihmonte në trajtimin e kallove, vetëm kujdes. Nuk mund ta përdorni pa jua sugjeruar mjeku.

Provoni të përdorni shuall

Mund të jetë një zgjidhje për të mos e vrarë edhe më shumë këmbën, ose edhe për ta parandaluar. Bliji të mira, në farmaci dhe shiko a do të të ndihmojnë.

SHKARKO APP