Simptomat e fruthit dhe si ndikon në shëndetin tonë

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shpjegon për qytetarët dhe prindërit se fruthi shkaktohet nga një virus i cili është shumë ngjitës.

Virusi infekton aparatin e frymëmarrjes dhe përhapet nëpërmjet spërklave nga hunda, goja ose nga fyti i personave të infektuar gjatë kollitjes, teshtitjes, si dhe nga kontakti i ngushtë personal ose kontakti i drejtpërdrejtë me sekrecionet e infektuara të hundës ose të fytit.

Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqet e infektuara deri në 2 orë. Ai mund të transmetohet nga një person i infektuar 4 ditë para fillimit të shpërthimit të puçrrave si dhe deri në 4 ditë pas shpërthimit të tyre.

SHKARKO APP