Simptomat e kancerit të gojës

Kanceri i gojës është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në botë, megjithatë shumë njerëz nuk dinë asgjë për këtë. Kanceri i gojës ndodh kur zhvillohet fillimisht tumori në gjëndrat që prodhojnë pështymë, bajamet në anën e pasme të gojës dhe pjesa e fytit që lidh gojën me grykën.

Për t’ju ndihmuar të vini në dukje shenjat paralajmëruese në fillim, dentisti, bakteriologu dhe themeluesi i kompanisë Breath, Dr Harold Katz, ka zbuluar simptomat më të zakonshme dhe këshillat se si të redukoni rrezikun e sëmundjes potencialisht vdekjeprurëse.

“Kanceri i gojës mund të zhvillohet në sipërfaqen e gjuhës, në qiellzën e gojës, në brendësi të faqeve, buzëve dhe mishit të dhëmbëve”, thotë ai. Hulumtimet e fundit kanë identifikuar se një numër i madh i njerëzve nuk mund t’i identifikojnë tre shenjat paralajmëruese të hershme të kancerit të gojës, të cilat janë:

-Gunga dhe ënjtje (41%)
-Ulcerat e gojës (44%)
-Skuqjet në gojë (60%)

Duke pasur parasysh këto statistika, është e domosdoshme të kontrolloni rregullisht këto simptoma dhe të vizitoni dentistin nëse këto zona nuk shërohen brenda tre javësh.

SHKARKO APP