Sinjalet që dërgon trupi për t’ju thënë se nuk keni shëndet të mirë

Trupi i njeriut është një sistem kompleks dhe çdo ndryshim i mundshëm tregon se duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje. Ne kemi përmbledhur “sinjalet” më të rëndësishme që trupi juaj ju dërgon sa herë që diçka nuk funksionon ashtu siç duhet! Sigurohuni që të mos injoroni asnjë prej tyre.

Njollat e lëkurës

Zakonisht janë të padëmshme, por nëqoftëse vëreni që njollat shfaqen pasi lëkura juaj është ekspozuar në diell, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Flokët e thinjura

Nëse 50% e flokëve tuaj kthehen gri në moshw të re dhe nuk keni asnjë rast të ngjashëm në historinë e familjes suaj, ju mund të keni të bëni me diabetin.

Buzët e thara dhe të plasaritura

Kjo zakonisht shkaktohet nga ndryshimet e temperaturës, mungesë vitamine B dhe dehidratim, shkruan Shije.al. Nuk përjashtohet mundësia që te keni një infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

Të bardhat e syve zbehen

Ato gjithmonë duhet të jenë të bardha. Natyrisht, kjo nuk vlen për rastet e pagjumwsisw ose të ftohtit. Kur ato anojnë nga ngjyra e verdhë, atëherë ju duhet të keni probleme me mëlçinë. Nëse janë të kuq, mund të keni hipertension ose ndonjë sëmundje virale.

Pëllëmbë të skuqura

Kjo është një shenjë e ekzemës, pezmatim i lëkurës ose reaksion alergjik. Ndonjëherë tregojnë edhe probleme të mëlçisë.

Rënia e vetullave

Nëse e humbisni vetullën papritur ose ju bien vazhdimisht qime prej saj, mund të keni probleme me gjendrën tiroide

Ndryshime tek thonjtë tuaj

Thonjtë tregojnë shumë për gjendjen tuaj shëndetësore dhe disa ndryshime mund të tregojnë një numër të madh sëmundjesh. Thonjtë e hollë dhe të plasaritura janë shpesh një çështje e gjeneve, por ato gjithashtu mund të tregojnë mungesën e kalçiumit.

Funksionimi jo i mirë i tiroides shkakton gjithashtu ndryshime në thonjtë tuaj.

SHKARKO APP