Skuqja e fytyrës (rosacea), shkaqet dhe kurimi
Skuqjet e fytyrës në patologjinë e rosacea përfshin faqet, hundën dhe ballin dhe zhvillohen gradualisht. Fillojnë si një skuqje e lehtë e fytyrës e qëndrueshme dhe në shumë raste duket si djegie nga dielli.
Megjithatë, ndërsa skuqja fillestare të fytyrës mund të ndryshojë nga dita në ditë, skuqjet nga rosacea progresojnë gjithmonë e më keq: përveç skuqjeve fillestare të fytyrës, fillojnë dhe theksohen dhe dalin më në pah kapilarët e gjakut. Në rosacea progresive, kapilarët zgjerohen dhe theksohen vazhdimisht e më pas fillojnë e dalin papula të vogla dhe pustula me maja me pus. Këtu fillojnë dhe problemet si estetike, edhe mjekësore.
Fytyra e skuqur gjithë kohës është një pamje jo e këndshme dhe bën që personat që e kanë, ta vuajnë faktin e të pasurit një lëkurë jo të shëndetshme.
Shmangia e ekspozimeve të gjata në diell. Përdorimi çdo ditë dhe kur ekspozoheni në diell çdo 3 orë, i kremit solar me filtër të lartë mbrojtës (deri në 50+).
Shmangni ekspozimet për një kohë të gjatë në ambiente të nxehta.
Përpiquni që të ulni stresin. Frymëmarrja e thellë bën që të normalizohen të rrahurat e zemrës në situata stresuese dhe të kalohen më qetë. Joga apo teknika të tjera relaksimi japin një ndihmë goxha të madhe në të tilla gjendje stresuese.
Shmangni përdorimin e ushqimeve pikante, alkoolit dhe pijeve të nxehta.
Shmangni banjat e nxehta apo saunat, apo përdorimin pa kriter të produkteve për kujdesin e lëkurës.
Drejtohuni menjëherë te mjeku juaj dermatolog për trajtimin e patologjisë në mënyrë që ajo mos të kthehet në patologji kronike.
Rosacea është një patologji që nuk paraqet rrezikshmëri mjekësore dhe zakonisht mund të kontrollohet me trajtim. Por në rast se nuk mjekohet në kohë, ajo mund të jetë e vazhdueshme dhe kronike. Në këto raste kemi ndryshime të përhershme në pamjen (skuqjet e përhershme) të cilat bëjnë që pacienti ta përjetojë keq gjendjen e tyre. Fillojnë e shmangin kontaktet dhe angazhimet sociale dhe të gjitha këto çojnë në humbje të respektit për veten dhe dëmi psikologjik është i madh.
Trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e antibiotikëve nga goja dhe lokalisht. Ky mjekim zgjat dhe duhet bërë patjetër nën kujdesin e mjekut dermatolog.
Në ditët e sotme përdorimi i teknikave moderne, si lazerat kanë bërë të mundur që të eliminohen kapilarët e hollë në fytyrë. Përfitimi estetik dhe moral është mjaft i lartë.