Smartphone, mjekët: Dëmton rëndë sytë e fëmijëve
Në muajt e verës kur edhe shkollat janë mbyllur, fëmijët qëndrojnë me orë të zgjatura para ekranit të televizorit, i-pad apo edhe celularëve. Këtij fenomeni nuk i shpëtojnë as fëmijët më të vegjël një apo dy vjeç pasi nënat e reja për t’u marrë me punë të tjera i lënë telefonin në dorë fëmijës.
“Fëmija 1 deri në 4 vjeç nuk duhet të qëndrojë më shumë se 3 orë para ekranit. Ekrani nuk dëmton syrin, por duke qëndruar gjatë i pengon zhvillimin”, thotë profesor Pajtim Lutaj.
Sipas profesor Pajtim Lutaj, ekrani i aparateve celulare apo i-pad, kompjuter thjesht identifikimin nevojën për korrigjim të syrit që mund të ketë nevojë fëmija, por nuk konsiderohet si shkaktari i syrit që kërkon syze optike. “Duke qëndruar gjatë para ekranit, syri qëndron i hapur gjatë dhe humb lagështirën”, thotë Lutaj.
Edhe në raportet më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksohet se qëndrimi me orë të gjata para ekranit ndikon negativisht në zhvillimin e tyre për shkak të mungesës së lëvizjes fizike për një kohë të gjatë.