Smogu ”vret” Tiranën, infeksione në mushkëri

Rritja e numrit të pacientëve me sëmundjet kardiovaskulare, tumorale apo atyre respiratore, shumë herë vjen si pasojë e ndotjes së mjedisit.

”Shkaktari kryesor për ndotjen e ajrit në Tiranë është trafiku. Të gjitha llojet e gazrave që janë metonë janë gazra të helmëta. Nuk flasim këtu për CO2-shin që është gaz karbonik. Sidomos gazrat dhe oksidet të karbonit janë problem i madh. Të gjithë këto faktorë ndikojnë pastaj në zinxhirin ushqimor, pra nuk mund të shmanget kontaminimi i ushqimit nëpërmjet ujërave të ndotur, nëpërmjet sendimenteve që vijnë nga ajri i ndotur në tokat bujqësore”, tha Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Po çfarë shkakton në organizmin e njeriut ndotja e ajrit? “Shkaktojnë çrregullimi të ndryshme imunitare, infeksione të ndryshme pulmonare të mushkërive, deri në bazën e shëndoshë të sëmundjeve kronike. Janë sëmundjet kanceroze, janë sëmundjet pulmonare kronike. Për fat të keq nuk përfundon këtu, sepse e perceptojnë ndotjen sikur lidhet vetëm me aparatin respirator, pasi kemi edhe sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të lëkurës, shikimit, e deri në çrregullime nervore”, tha Ardian Jorgji, pneumolog.

Në stinën e dimrit, ajri është më i ndotur, sepse pemët janë të zhveshura dhe njerëzit përdorin më shumë makinat e tyre për të lëvizur. Qendrimi i automjeteve në trafik bën që ato të clirojnë gazra të dëmshme për mjedisin dhe popullsinë vendase.

SHKARKO APP