Speci djegës mrekulli për organizmin, të mirat që sjell

Speci djegës përdoret në mjekësinë moderne, në rend të parë, për zbutjen e dhembjeve të pacientëve që vuajnë nga artriti dhe diabeti.

Speci është i pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale.

Por përtej shijes pikante, speci ka edhe një sërë funksionesh terapeutike, të cilat jo të gjithë i njohim.

Mbron zemrën tuaj

Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, dhe reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq.

Ul presionin e gjakut

Është provuar shkencërisht se specat djegës ul presionin e gjakut dhe relakson enët e gjakut.

Parandalon kancerin

Studimet kanë treguar se kapsaicina në speca pikant vret qelizat e kancerit. Kjo perime me erëza gjithashtu ndihmon luftën nga ftohjet dhe ndalon trashjen.

Ka veti antiinflamatore

Speci ka veti antiinflamatore, madje rakomandohet në rastet e kollës. Ai lehtëson edhe dhimbjet reumatizmale. Për këtë mjafton zbutja e tij për një farë kohe në një sasi alkooli dhe aplikimi në vendin e dhimbjes.

Ndihmon në humbje peshe

Përveç kësaj ushqimi me erëza të çon në një reduktim të peshës trupore. Shija pikante e specit i detyrohet kapsaicinës, e cila gjithashtu favorizon tretjen, ndihmon trupin të djeg më shumë kalori.

Çliron nga zemërimi

Ushqimet pikante stimulojnë prodhimin e serotoninës, një hormon që i bën njerëzit të ndjehen mirë. Prandaj është e dobishme në luftimin e depresionit.

Speci nuk këshillohet të konsumohet nga ata që vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet, hemorroidet etj. Për fëmijët nën 12 vjeç, konsumi duhet të jetë i kufizuar, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu për të shmangur shqetësimet, në sasi të kufizuara duhet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji.

SHKARKO APP