Stresi në punë ndikon negativisht në shëndet

Presioni i punës mund të shkaktojë ritëm të shpejtë dhe të parregullt të zemrës të quajtur fibrim atrial.
Hulumtimi i Universitetit Jonkoping në Suedi tregon se stresi i punës është një faktor që rrezikon paraqitjen e fibrilimin atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës, transmeton Klan Kosova.

Fibrimi atrial mund të çojë në atak, infarkt dhe komplikime të tjera.

“Stresi i punës ka qenë i lidhur më parë me sëmundje koronare të zemrës. Stresi i punës duhet të konsiderohet një faktor rreziku i modifikueshëm për parandalimin e fibrilimit atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës “, tha autorja e studimit Eleonor Fransson nga Universiteti Jonkoping në Suedi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njerëzit që ndjehen të stresuar në punë dhe kanë palpitacione ose simptoma të tjera të fibrilimit atrial duhet të shohin mjekun e tyre dhe të flasin me punëdhënësin e tyre për përmirësimin e gjendjes në punë”, shpjegoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një ndjekjeje mesatare prej 5.7 vitesh, kërkuesit zbuluan se stresi i punës ishte një faktor rreziku për fibrilimin atrial.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?