Studentët bëjnë shpikjen e pazakontë, tulla me urinë njeriu
Urina e njeriut është përdorur nga studentët e universitetit në Afrikën e Jugut për të krijuar tulla që përshtaten me mjedisin.
Ata kombinuan urinën me rërë dhe baktere të tjera në një proces që lejon tullën të ngurtësohet sipas temperaturës së dhomës.
Tulla fillimisht merr erën e amoniakut, por zhduket totalisht pas rreth 48 orësh.
“Në thelb, është e njëjta mënyrë që bëhet korali në oqean”, tha Dyllon Randall, mbikëqyrësi i studentëve në Universitetin e Cape Town, për BBC.
Tullat e rregullta duhet të piqen në furrat me temperaturë të lartë që të prodhojnë sasi të mëdha të dioksidit të karbonit. Studentët e inxhinierisë në Universitetin e Cape Town (UCT) e morën urinën nga tualetet e meshkujve.
Sipas statistikave të studentëve, për të ndërtuar një tullë, një person duhet të shkojë në tualet rreth 100 herë.