Studim i ri: Të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19 janë të mbrojtur për 11 muaj
Një studim i zhvilluar në laboratorin e viriologjisë së Insitutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë tregon se të gjithë ata persona të cilët e kanë kaluar Covid-19 janë imunë për 11 muaj pas infeksionit.
Pra, antitrupat e zhvilluar nga trupi i tyre pas infektimit me Covid janë të pranishme për 11 muaj pas infeksionit.
Studiuesit morën 763 mostra nga persona të cilët ishin shtruar në spital që po kuroheshin dhe nga ata persona që kishin kaluar Covid dhe zbuluan se nivelet e antitrupave janë më të larta tek njerëzit mbi moshën 60-vjeçare dhe edhe më të larta ishin te personat që kishin përjetuar simptoma të rënda të frymëmarrjes.
Pjesa më shpresëdhënëse e këtij studimi ishte konfimimi se shumica e pacientëve, që u ndoqën për të paktën 6 muaj deri në 11 muaj, mbajtën një nivel të qëndrueshëm të antitrupave neutralizues.
Në rreth 60% të rasteve, antitrupat neutralizues arritën kulmin midis 1 dhe 2 muajve pas infektimit, pësuan një rënie të lehtë midis 2 dhe 3 muajve, ndërsa më pas mbetën të qëndrueshëm deri në 11 muaj pas infektimit.