Studimi: Diferenca që keni në moshë tregon se sa do t’ju zgjasë lidhja

Populli thotë që dashuria është e verbër, po kërkuesit mendojnë se është diferenca në moshë ajo që mund të jetë vendimtare në jetëgjatësinë e lidhjes tuaj.

Hulumtimet e reja tregojnë se diferencat e caktuara në moshë mund të jenë shkak i ndarjeve, por edhe mund të jenë indikatorë se lidhja juaj mund të zgjatë përgjithmonë.

Pas analizimit të 3,000 njerëzve, studimi i kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, ka zbuluar se çiftet me një diferencë në moshë prej pesë viteve janë 18 për qind më të prirë të ndahen krahasuar me atë që janë pothuajse në moshë të njëjtë.

Shansi i ndarjes rritej me 38 për qind për çiftet me një dallim në moshë prej 10 viteve dhe rritja shkonte në 95 për qind për ata me një diferencë në moshë prej 20 viteve.

Por, cila është diferenca e duhur e moshës mes një çifti?

Sipas kërkuesve, diferenca më e mirë në moshë është vetëm një vit, pasi mundësitë për t’u ndarë janë vetëm 3 për qind.

SHKARKO APP