Studimi/ E thonë shkencëtarët: Speci i kuq djegës shkatërrues i kancerit

E pasur në vitaminë A, C, B compleks, calcium dhe potassium, studiuesit kanë treguar se speci i kuq mund të ripërtërijë indet e stomakut dhe veprimin peristaltic mes zorrëve. Akoma më tej, speci i kuq shërben edhe si një katalizator duke rritur efektin e bimëve të tjera dhe si një alternativë kundër kancerit, të gjirit, përcjell gazetametro.net.

Këtë e thonë shkencëtarët të cilët zbuluan se përbërsi i djegëst shkatërron qelizat kancerogjene.

Ata thonë se kapsaicin është më efikas kur merret në formën e pilulës dhe bashkëngjitet tek një tjetër ilaç kundër kancerit. Gjatë studimit, shkencëtarët trajtuan mostra të qelizave të kancerit të gjirit, të marra nga njerëzit, me ingredientin djegës, për të zbuluar më shumë në lidhje me aftësinë e tij për t’i shkatërruar ato.
Në një artikull të publikuar tek revista Kanceri i gjirit, dr. Lea Weber, shkruan: Kapsaicin është i aftë të nxisë apoptozën (vdekjen e qelizave) dhe të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene në disa lloje kanceri, për shembull, kanceri i zorrës së trashë, osteoarkoma dhe qelizat e kancerit të pankreasit, ndërkohë që qelizat normale mbeten të padëmtuara.

Ekipi mendon se kur përbërësi kapsaicin shkon tek një qelizë kancerogjene, ai ngjitet vetë tek membrana qelizore dhe transformohet në një receptor qelizor i quajtur TRPV1.

TRPV1 është një receptor që kontrollon cilat substanca – si kalciumi dhe natriumi – mund të hyjnë dhe të dalin nga qelizat kancerogjene. Në momentin që TRPV1 zëvendësohet nga përbërësi kapsaicin, qelizat kancerogjene fillojnë të vetë-shkatërrohen. Sa më shumë qeliza kancerogjene të shkatërrohen, aq më shumë ndalet përhapja e tumorit. Në luftën kundër kancerit, ky studim mund të jetë më i rëndësishmi deri tani.

SHKARKO APP