Studimi: Femrat i zë më shpejt gjumi me një qen në krevat sesa me partnerin

Qentë janë shoqërues më të mirë krevati për femrat sesa partnerët e tyre apo macet, të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i ri.

Kërkimi i kryer nga Kolegji Canisius zbuloi se më shumë se gjysma e grave flinin gjatë natës të paktën me një qen. Dhe si duket, ata janë një shoqëri e mire pasi kanë tendencë që t’i ndihmojnë pronaret e tyre që të flënë më mirë dhe të ngrihen herët në mëngjes.

Fjetja pranë një qeni të mbuluar me qime mund të bëjë që femrat të ndjehen më të rehatshme dhe më të sigurta sesa një partner njerëzor.

Njerëzit dhe kafshët kanë pasur një marrëdhënie simbioze për mijëra vjet. Sipas studiuesve, ne kemi një ndërveprim të qartë kimik me qentë tanë.

Studiuesit kanë zbuluar se, kur qentë dhe njerëzit shohin njëri-tjetrin në sy, nivelet e dashurisë, pra oxytocina arrin kulmin.

Oksitocina është hormoni që i bën nënat, njerëzore ose jo, të kenë një ndjesi të ngrohtë kur shohin foshnjat e tyre. Kjo lloj ndjesie i bën ato që të kenë instiktin për t’i mbrojtur.

Kjo mund të shpjegojë faktin se pse femrat bëjnë gjumë më të mirë kur kanë një qenush në krevat.

SHKARKO APP