Studimi i fundit tregon si mund të dallohen përdoruesit e marihuanës

Konsumimi i marihuanës mund të shkaktojë pasoja të ndryshme në shëndetin e njeriut, por një studim i ri i Universitetit të Australisë Jugore ka arritur në përfundimin se ka ndryshime mes të ecurës së përdoruesve të kësaj lënde narkotike dhe atyre që nuk e konsumojnë atë.

Sipas studimit, përdoruesit e lëndës narkotike kanë shpatulla më të ngrira, bërryla më elastikë dhe gjunjë më të shkathët, që lëvizin më shpejt se ata të jo përdoruesve gjatë ecjes.

Por ndërkohë që janë vënë re ndryshimet në të ecur, studimi ka treguar se nuk ka ndonjë ndryshim për sa i përket mbajtjes së ekuilibrit apo funksioneve neurologjike mes palëve.

Ekspertët bëjnë thirrje për më shumë studime që përcaktojnë mënyrat si ndikon marijuana në trupin e njeriut, ndërkohë që në SHBA ka nisur legalizimi masiv i kësaj lënde.

SHKARKO APP