Studimi i ri, zbulohet virusi që trajton tumoret e trurit

Tumoret agresive të trurit janë trajtuar në mënyrë efektive duke injektuar viruse tek pacientët.

Trajtimi, i cili përfshinte administrimin e viruseve në qarkullimin e gjakut nëpërmjet një serumi,punon duke stimuluar mbrojtjen e brendshme të pacientëve për të luftuar tumoret e tyre.

“Prania e kancerit në tru prek sistemin imunitar të trupit,” tha profesorja Susan Short, një onkoligjiste në Universitetin e Leeds, i cili udhëhoqi eksperimentin.

Megjithatë, prania e virusit, e cila kërkon qelizat e kancerit, kundërvepron duke stimuluar stimuluar mbrojtjet natyrore të trupit që të veprojë.

“Sistemi ynë imuntar nuk është shumë i mirë për të vënë re qelizat kancerogjene. Pjesërisht pjesërisht për shkak se qelizat e kancerit duken si qelizat e trupit tone dhe nga ana tjetër qelizat kancerogjene janë të afta që ti mbyllin ‘njërin sy’ qelizave imune,”– tha profesor Alan Melcher, një studiues në Institutin e Kërkimit të Kancerit, i cili bashkë-drejtoi studimin. “Por sistemi imunitar është shumë i mirë për të parë viruset”.

Në studimin e realizuar, duke futur viruse në tumoret e trurit, shkencëtarët ishin në gjendje që realizoi përgjigjen e sistemit imunitar ndaj kancerit të trurit në 9 pacientët e përfshirë në studim.

Të gjithë pacientët duhet të bëheshin operacion për të hequr tumorin dhe disa ditë përpara se ti nënshtroheshin ndërhyrjes iu vendosën viruse.

Pas heqjes së tumorit, ekipi ishte në gjendje të analizonte mbi shenjat e përgjigjes imunitare.

Në të 9-të kishte prova që virusi kishte stimuluar një përgjigje immune që sulmoi tumoret, madje edhe ato që gjendeshin thellë brenda trurit.

SHKARKO APP