Studimi: Martesa e lufton më mirë se kimioterapia kancerin
Në qoftë se jeni të martuar atëherë keni më pak gjasa që të vdisni nga kanceri.
Sipas një studimi, burrat dhe gratë e martuar kanë një shans 20 për qind më të madh për t’i mbijetuar sëmundjes sesa njerëzit që janë të vetëm.
Në gjysmën rasteve të studiuara, rezultoi se një pacient që ka një bashkëshort/e merr përfitime më të mira se vetë kimioterapia.
Studiuesit thanë se një burrë ose grua vigjilente çon në zbulimin e herëshëm të sëmundjes, kështu edhe luftimi dhe shanset e mbijetesës bëhen më të madha.
Paul Nguyen, onkologu i radio-terapisë që udhëhoqi studimin amerikan, tha se gjetjet dalin në një mesazh të qartë:
Nëse keni një mik, një të dashur ose një person që ju intereson me kancer, ju mund të bëni një ndryshim të madh në rrjedhën e rezultateve të tyre duke shkuar me ta në vizita dhe duke i ndihmuar ata të kuptojnë diagnozën e tyre…”
Studiuesit në Institutin e Kancerit Dana-Farber analizuan të dhëna nga 734,800 pacientë me kancer.
Ata dolën në përfundimin se burrat kishin një shans më të lartë 23 për qind të mundjes së kancerit në qoftë se ishin të martuar, krahasuar me 16 për qind për gratë.