Studimi: Nuk ka një “nivel të sigurt” të konsumit të alkoolit

Nga Rachael Rettner

Pirja e alkoolit në mënyrë të moderuar, është më e dëmshme nga sa mendohej më parë, sipas një studimi të ri që arrin në përfundimin, se nuk ekziston një nivel “i sigurtë” i konsumit të alkoolit. Studimi gjithëpërfshirës, ​​i cili analizoi informacionin nga miliona njerëz në pothuajse 200 vende, zbuloi se alkooli është i lidhur me rreth 3 milionë vdekje në nivel global çdo vit, me rreth 1 në 10 vdekje të lidhura me përdorimin e alkoolit në mesin e njerëzve të moshës 15- 49 vjeç.

Për më tepër, çdo efekt mbrojtës shëndetësor i alkoolit kompensohet nga rreziku i pijeve, duke përfshirë lidhjet e forta mes konsumit të alkoolit dhe rrezikut të tumorit, apo lëndimeve të tilla si ato që rezultojnë nga aksidentet e makinave.

“Pikëpamja e përfitimeve shëndetësore nga alkooli, ka nevojë të rishikohet”- shkroi një nga hulumtuesit në studimin e botuar në revistën e mirënjohur mjekësore “The Lancet’. “Rezultatet tona, tregojnë se niveli më i sigurt i alkoolit nuk ekziston më”- thekson ai.

Gjetjet dallojnë me shumicën e udhëzimeve shëndetësore, të cilat thonë se pirja e moderuar – rreth një gotë në ditë për gratë, dhe 2 për burrat – nuk ka rreziqe shëndetësore. Sidoqoftë, është e vështirë të vlerësosh rreziqet për një person që pi shumë rrallë, në raport me dikë që pi çdo javë – ndaj rezultatet e këtij studimi nuk mund të zbatohen për këtë segment të popullsisë.

“Kjo nuk do të thotë, që nëse pini për ditëlindjen tuaj apo në Krishtlindje, do të vdisni”- thotë Keit Hafris, profesoreshë e psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin e Stenfordit, që nuk ishte përfshirë në studim. Përkundrazi, gjetjet zbatohen më shumë për njerëzit që pinë nga një gotë çdo ditë, apo në shumicën e ditëve të javës, tha Hamfris.

Në kundërshtim me atë që kanë gjetur disa studime të mëparshme, “tipi i personit që pi çdo javë, por nuk pi kurrë shumë, nuk është më mirë në aspektin shëndetësor se dikush që nuk pi fare”- rezulton sipas studimit të ri. Studimi analizoi informacione nga afërsisht 700 studime të mëparshme, për të vlerësuar se konsumi i alkoolit është i zakonshëm në të gjithë botën, dhe ka ekzaminuar pothuajse 600 studime, duke përfshirë gjithsej 28 milionë njerëz për të hetuar rreziqet shëndetësore të lidhura me alkoolin.

Studiuesit zbuluan se në nivel global rreth 1 në 3 persona (32.5 për qind) pijnë alkool, çka është ekuivalent me 2.4 miliardë njerëz në mbarë botën, duke përfshirë 25 për qind të grave dhe 39 për qind të burrave. Në të gjithë botën, pirja e alkoolit ishte faktori i shtatë i rrezikut për vdekjen e hershme në vitin 2016, duke përbërë rreth 2 për qind të vdekjeve tek gratë dhe 7 për qind tek burrat.

Për njerëzit e moshës 15- 49 vjeç, konsumi i alkoolit lidhej me 4 për qind të vdekjeve për gratë, dhe 12 përqind për meshkujt në vitin 2016. Studimi gjeti se pirja e moderuar ishte në fakt, mbrojtëse kundër sëmundjeve të zemrës. Por ky përfitim, tejkalohej nga rreziqet shëndetësore që sjell alkooli.

Sidomos për njerëzit që konsumojnë nga një pije në ditë, rreziku i zhvillimit të një nga 23 problemet e lidhura me alkoolin, rritet me 0.5 për qind gjatë një viti, krahasuar me dikë që nuk pi. Por rreziku rritet me shpejtësi, sa më shumë njerëz të pijnë.

Për njerëzit që konsumojnë dy gota në ditë, rreziku i zhvillimit të një prej 23 problemeve të lidhura me alkoolin rritet me 7 për qind gjatë një viti, dhe për ata që pijnë 5 gota në ditë, rreziku rritet me 37 për qind gjatë një viti. Studiuesit thanë se bazuar në rezultatet e tyre, fushatat e shëndetit publik duhet të konsiderojnë rekomandimin e heqjes tërësisht dorë nga alkooli.

Hamfris e vlerëson shumë këtë studim, por thekson se promovimi i një mesazhi të tillë do të ishte i vështirë, pjesërisht për shkak të numrit të madh të njerëzve që aktualisht pijnë alkool, dhe ndikimit të industrive të fuqishme në tregun e alkoolit.

Ndërkohë, hulumtuesit kërkuan politika të tjera që përqendrohen në uljen e konsumit të alkoolit të popullsisë, si rritja e taksave të alkoolit, kontrollimi i disponueshmërisë së alkoolit, dhe orët që mund të shiten, si dhe rregullimi i reklamimit të alkoolit.

Marrë me shkurtime nga “Livescience”

Bota.al

SHKARKO APP