Studimi pranon se dieta me gjalpë, krem dhe djathë lufton diabetin

Për dekada me radhë është thënë se përdorimi i yndyrës do të bllokojë arteriet dhe do na dërgojë drejt sëmundjeve të rënda, për pasojë drejt vdekjes. Por një studim i fundit i publikuar një një revistë mjekësore e ka hedhur poshtë teorinë. Në fakt, yndyra mund të jetë mjaft e mirë për ne. Një pasojë e rritjes së provave tregojnë se të paturit  të qumështit të plotë në dietë, në të vërtetë mund të na mbrojë nga sëmundjet e zemrës, kacerit dhe diabetit. Studimi i publikuar në “Journal of Clinical Nutrition”, revistë amerikane, tegon se meshkujt mbipeshë të moshës së mesme, në vogëli  kanë ngrënë nivele të larta të yndyrnave të ngopura, të cilat gjenden të qumështi, mishi dhe vajrat tropikalë.

Por, sipas ekspertëve karbohidratet kthehen në sheqer në trupin tonë, duke shkaktuar një kulm të rritjes së insulinës e cila çon në akumulimin e yndyrës në qeliza. Profesor Sherif Sultan, një specialist i zemrës në universitetin e Irlandës tha: “Kemi një nevojë urgjete për të përmbysur udhëzimet aktuale të dietës. Njerëzit nuk duhet të konsumojnë dieta të larta me karbohidrate, siç kanë thënë gjatë dekadës së kaluar”.

Ai shtoi se në vend të kësaj dietat duhet të bazohen kryesisht në ushqime të cilësisë së mirë me yndyrë të lartë pasi sipas tij, kjo do të parandalojë epideminë e diabetit të tipit të dytë si dhe do të ndryshojë numrin në rritje të njerëzve që vuajnë nga trashjet të lidhura më pas me problemet me zemrën.

“Rrënjët e trashjes e cila është kthyer në epidemi qëndrojnë në dietat e larta me karbohidrate dhe sheqerna”, thotë profesor Sultan. Ushqimi me një dietë të pasur me qumësht të plotë me yndyrë mund të ndihmojë të ulë nivelin e shëndoshjes. Megjithatë,studiuesit theksojnë se ka dallime të theksuara të llojeve të yndyrës.

Meshkujve në studim u është dhënë sasi yndyre të mirë, të tilla si krem i përpunuar i gjalpit dhe djathit që shkencëtarët besojnë se thithen më së miri në trup. Ndërkohë, doktor Simon Dankel, profesor i asociuar në universitetin e Bergen në Norvegji që ka kryer studimin ka thënë se ka një fokus të madh në shmangien e ushqimeve më yndyrë të lartë për kontrollin e peshës, por ky studim sipas Dankel sfidon nocionin se yndyrna të ngopura kanë një rol negativ në shëndet dhe në peshë: “Meshkujt me një dietë të lartë që konsumojnë yndyrë jo vetëm që kanë humbur peshë por edhe kanë rezultuar me nivele të ulëta të kolesterolit”.

SHKARKO APP