Studimi tregon se çfarë fsheh gishti i unazës
Duart e mashkullit me gishta të gjatë, sidomos me gishti i unazës, mund të flasin për nivel më të madh të agresivitetit, prirje për marrje me sport, por edhe për rrezik nga lëndimet.
Ekspertët norvegjezë kanë realizuar një studim me 1.000 meshkuj në moshë mesatare, ndërsa, veç të tjerash, është treguar se meshkujt që janë të prirë t’i lëndojnë gjunjët, e kanë gishtin e unazës dukshëm më të madh se gishti tregues. Ndërkaq, gjasat për lëndim të gjunjëve te këta meshkuj janë 78 për qind.
Disa studime të mëparshme kanë treguar se nëpërmjet duarve të meshkujve mund ta përcaktojmë prirjen e tyre ndaj agresivitetit, si edhe për fuqinë sportive dhe gjindshmërinë.
Studime të tjera kanë gjetur lidhshmëri edhe me ndikimin e tyre në shëndet, siç është prirja për artrit. Rezultatet e këtyre studimeve, ekspertët i shpjegojnë me anë të nivelit të testosteronit. Meshkujt që kanë nivel më të lartë të këtij hormoni, e kanë edhe gishtin e unazës më të madh se gishti tregues, ndërsa, veç të tjerash, kjo i bën të jenë edhe më të brishtë.
Ndërsa për meshkujt kanë gisht tregues relativisht më të shkurtër se gishti i unazës, ndërsa te femrat kjo është më pak e shfaqur. Shkak për këtë është ekspozimi më i vogël ndaj testosteronit në mitër.