STUDIMI: Trurin nuk e dëmton stresi

Nuk është vetë stresi ai që dëmton shëndetin e trurit, por përgjigjet emocionale që vijnë me të. Ky është përfundimi që ka dalë nga një studim i Universitetit Shtetëror të Oregonit, që ka analizuar shqetësime tipike të jetës së përditshme, siç është pritja e gjatë në radhë për vizitë te mjeku ose bllokimi i trafikut në autostradë.

Studimi tregoi se këto incidente mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit të të moshuarve, por janë reagimet emocionale që rrjedhin prej tyre që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse.

Në studimin e botuar në revistën “Mjekësia Psikosomatike” u përfshinë 111 persona të moshës mes 65 dhe 95 vjet për një periudhë prej 2 vjet e gjysmë. Ata që iu përgjigjën ngjarjeve stresuese me më shumë emocione negative dhe raportuan një gjendje përgjithësisht më të keqe, treguan luhatje më të mëdha në punën e tyre, çka sugjeron një shëndet më të keq të trurit te njerëzit më negativë dhe reaktivë.

Të moshuarit, shpjegojnë studiuesit, duhet të jenë të vetëdijshëm për reagimet e tyre emocionale ndaj ngjarjeve stresuese dhe të eksplorojnë të gjitha  strategjitë e reduktimit të stresit pikërisht për të ruajtur funksionet njohëse të trurit.

SHKARKO APP