Studimi: Ushqimi i proshutës dhe salsiçet ngre rrezikun e kancerit të gjirit
Ushqimi i mishit të përpunuar, siç mund të jenë salsiçet, proshuta dhe chorizo (suxhuk derri spanjoll), rrit rrezikun e zhvillimin e kancerit të gjirit me rreth 9%, sipas studimit. Duke nxjerrë të dhëna nga më shumë se një milion gra, ekipi nga Shkolla T H Chan e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit rishikoi 15 studime në këtë fushë dhe arriti në konkluzionin që gratë të cilët ishin prekur nga kanceri i gjirit konsumonin mjaft mishin e përpunuar. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar më parë për rrezikun e kancerit nga të ngrënit rregullisht mishin e përpunuar, hulumtuesit amerikanë thanë se zbulimet në lidhje me kancerin e gjirit nuk kanë qenë në të njëjtin mendim.
“Prandaj, reduktimi i mishit të përpunuar duket e dobishme për parandalimin e kancerit të gjirit.” Gjithashtu, OBSH ka paralajmëruar se mishrat e kuq janë ndoshta kancerogjene, por dy nga studimet që kanë ekzaminuar zonën nuk ka arritur në këtë përfundim. Zakonisht, mishrat e përpunuar kanë kripëra dhe substanca të tjera për të shtuar apo zgjatur jetëgjatësinë e tyre dhe për të ndryshuar shijen dhe cilësinë e tyre. Këto kripëra dhe shtesa ndërveprojnë me proteina në mish dhe mund të formojnë kompozime toksike që dëmtojnë qelizat në zorrë.
Njerëzit të cilët hanë mishin, nga ku përfshihen produktet e tymosura, u zbuluan nga studimet e nivelit të popullsisë për të qenë një rrezik në rritje të kancerit, veçanërisht të zorrëve. Sipas OBSH, këto rezultate u klasifikuan si kancerogjen.
Megjithatë, shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Hulumtimi i fundit nuk ishte në gjendje të hedhë dritë se sa mish të përpunuar është e dëmshme. Është e kuptueshme se njerëzit të cilët hanë rregullisht mish të përpunuar janë më të prirur për tu prekur nga kanceri i gjirit ose sëmundjeve të tjera. Kështu një nga faktorët është mungesa e frutave dhe perimeve, ose më pak stërvitje që shkaktojnë rrezikun e rritur – megjithatë studimet ende vazhdojnë të analizojnë për këtë statistikisht.
Dr Gunter Kuhnle, nga Universiteti i Reading, nuk ishte përfshirë në studim, por tha se rezultatet e tij dukeshin të forta – megjithëse shtoi se nuk ishte menjëherë e qartë nëse udhëzimet aktuale që rekomandojnë një maksimum prej 70g mish të përpunuar në javë duhet të reduktohet.
“Ky studim i ri tregon se ekziston një rritje e rrezikut për kancerin e gjirit, por është edhe më i vogël se sa për kancerin e zorrëve: një diferencë prej 10% midis atyre që konsumojnë sasinë më të lartë në krahasim me ata që konsumojnë sasinë më të ulët”, tha ai.
Dr Tom Beattie, kryetar i informacionit për shëndetin në Cancer Now, tha: “Ky studim shton dëshmi të tjera se një marrje e lartë e mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit, por kjo lidhje nuk është konfirmuar. “Roli i ushqimeve të veçanta si proshuta është me të vërtetë e vështirë për tu zgjidhur, pasi të gjithë hamë një shumëllojshmëri ushqimesh dhe dietat tona mund të ndryshojnë me kalimin e kohës”.