Superushqimi që është i mirë për zemrën dhe vetitë magjike

Ngrënia e arrave mund të na ndihmojë të marrim mjaftueshëm lëndë ushqyese, sepse përveçse na sigurojnë fibra, ato përmbajnë një sasi të madhe yndyrnash të shëndetshme.

Arrat janë një superushqim energjik, me shumë kalori, por nëse konsumohet në mënyrë të moderuar na siguron proteina, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme. Ato mund t’i konsumojmë në sallata ose në disa receta që përfshijnë arra. Një studim në revistën “Nutrients” del në përfundimin se “arrat parandalojnë obezitetin, steatozën hepatike dhe diabetin duke reduktuar inflamacionin”.

Arrat kanë një efekt antioksidant dhe falë acideve yndyrore të pangopura që përmbajnë, na ndihmojnë të reduktojmë kolesterolin dhe të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ose problemeve të qarkullimit të gjakut, duke siguruar omega 9 dhe vitaminë E. Arrat kanë pak sheqer dhe mund të ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak për ata që i hanë rregullisht.

SHKARKO APP