Supervlerat ushqyese të konsumimit të dy vezëve në ditë, zbulojini
Vetitë e dobishme të vezës së frekët të pulave janë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme.
Ky produkt ka provuar të jetë unik në përbërjen e tij në mënyrë të ndryshme.
Side Bright ka treguar studimet e fundit mbi përfitimet që ka trupi i njeriut nga konsumimi i vezës. Dhe rezulton që 2-3 vezë në ditë është doza optimale ditore.
1. Truri juaj është nën mbrojtjen e kolinës
Fosfolipidet, të cilat sigurojnë komunikim normal të qelizave të trurit, përbëhen nga kolina. Është provuar klinikisht se kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në uljen e kujtesës.
2. Shikimi ruhet falë luteinës
Studime të reja kanë treguar se vezët e pulave jan ëtë pasura me lutein. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit shkatërrohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.
3. Vitamina D ndihmon për të absorbuar kalcium
Nëse ju i ofroni një personi mundësi për të pirë një lugë vaj peshku ose të konsumojë një vezë të zier, shumica padyshim që do të ppreferojnë këtë të fundit. Sidomos kur zbulojnë se përmbajtja e vitaminës D është e njëjtë në të dy rastet.
Për më tepër shkëncëtarët kanë zbuluar një mnyrë të të shtuar sasinë e vitaminës D në vezë duke ushqyer pulat në mënyra të veçanta. Vitamina D ndihmon kalciumin të absorbojë më mirë dhe të forcojë kockat e dhëmbët.
4. Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë
Biotina, vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës. Fosfolipidet që përmbajnë vezët e pulave nxisin eleminimin e toksinave nga mëlçia.
5. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet
Studime të reja kanë zbuluar se kolesteroli i vezëve është i balancuar me fosdatide, kështu që nuk është i dëmshëm për shëndetin tonë.
Gjithashtu pengon prodhimin e kolesterolit të trupit.
Përpos kësaj vezët përmbajnë acide omega-3 të cilat reduktojnë nivelet e triglicerideve, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
6. Filloni të humbisni peshë
Shkencëtarët dolën në përfundimin se nëse kombinoni një ushqim me pak kalori me vezët për mëngjes, humbni peshë dy herë më shpejt. Një mëngjes i tillë për ju në një kohë të gjatë, ju bën që të ulni sasin e ushimit të konsumar brenda një dite.
7. Zvogëlon rrezikun e kancerit
Koline, , e cila është aq e nevojshme për trurin, gjithashtu zvogëlon rrezikun e kancerit.
Sipas një studimi, tek femrat që kanë pasur ditë të përditshme vezën në moshën e adoleshencës rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit është ulur me 18%.
8. E dobishme pët planifikimin e fëmijëve
Vitamina B gjithashtu merr pjesë në formimin e hormoneve seksuale. Vitamina B9 ka një emër tjetër: acid folik. Me ndihmën e saj formohen qelizat e kuqe të gjakut, tubi nervor i fetusit dhe rreziku i vonesave mendore të fëmijës zvogëlohet. Kjo është arsyeja pse vitamina B9 është aq e nevojshme për gratë gjatë planifikimit të shtatzënisë. 1 vezë pule përmban 7.0 mcg të vitaminës.
9. Procesi i plakjes ngadalësohet
Kjo është e dukshme nga studimi i kryer nga shkencëtarët holandezë.
Në 87% të grave nga 35 deri në 40 vjeç, njollat e moshës u zhdukën dhe lëkura u pastrua. Tek meshkuj, rrudhat rreth syve duken të zbutura.
/Ora News