Suplementet ushqyese na rrezikojnë jetën

Suplementet ushqyese në formën e vitaminave, duket se nuk funksionojnë. Madje, ekspertët paralajmërojnë se disa prej tyre, duke përfshirë këtu edhe kalçiumin apo vitaminën D, mund të shkaktojnë sëmundje të rënda e deri tek ato kanceroze.

Zakonisht, njerëzit i marrin këto suplemente me shpresën për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm. Një studim i realizuar me mbi 27.000 të rritur tregoi se suplementet shtesë ndikojnë edhe tek sëmundjet kardiovaskulare. Po ashtu studiuesit theksojnë se konsumimi i vitaminave A dhe K, magnezit dhe zinkut, minimizojnë rrezikun.

Por kjo gjë vlen vetëm për ushqimet që i përmbajnë këto vitamina, dhe jo për suplementet. Dozat e kalçiumit më të larta se 1.000 mg në ditë mund të jenë të rrezikshme. Në të gjithë botën, shitjet e suplementeve ushqyese janë rritur me 6% brenda 5 viteve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët këshillojnë që vitaminat të përdoren vetëm në rastet kur rekomandohen nga mjeku lidhur me atë që trupi ynë ka nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?