Tamponët shkatërrojnë modelen, gati për të humbur këmbën e dytë (VIDEO)

Një modele që humbi këmbën e saj pasi vuante nga sindroma e shokut toksik që shkaktohet nga përdorimi i tamponëve tregon se mund të humbasë dhe këmbën tjetër. Lauren Wasser nuk ishte e sigurtë nëse do mbijetonte, aq më tepër nëse do i kthehej modelingut pasi humbi këmbën në vitin 2012. Pavarëisht mundësive të pakta, modelja, aktorja dhe aktivistja ishte në gjendje që ta kthente betejën në një përvojë nga e cila do merrte një mësim të mirë. Tashmë ajo ka treguar vështirësitë që po përjeton nga sindroma, përfshirë komentet e doktorëve të cilët mund të heqin dhe këmbën e mbetur prej problemve që ka. Fakti që 29-vjeçarja përdori tamponët për një kohë të gjatë, pa ndërprerje ndërkohë që ishte me cikël menstrual bëri që të prekej nga sindroma e rrezikshme. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, modelja tregoi se është e pashmangshme që të ruajë këmbën tjetër. “Nuk mund të bëj asgjë, lufta vazhdon”, shkruajti ajo. Kanë kaluar rreth gjashtë vite që kur ka hequr këmbën e parë duke e zëvendësuar me një protezë që e ndihmon të ecë si përpara.

https://www.instagram.com/p/Ba4i2AzhVQk/

SHKARKO APP