Tani të gjitha llojet e gjakut mund të bëhen O

Si pjesë e betejës për të rritur furnizimet e gjakut në kushte emergjence,  shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të transformuar gjakun e njeriut në llojin e tipit O që mund të furnizojë njerëzit në mënyrë universale.

Shkencëtarët nga Universiteti i British Columbia (UBC) kanë konfirmuar se po përdorin e-coli për të zbuluar enzimat që mund të presin sheqernat në gjak dhe të ndryshojnë antitrupat e gjakut, që do të thotë se mund t’u jepet më shumë pacientëve.

Ideja e hulumtimit u prezantua së fundi tek Shoqëria Amerikane Kimike, me profesor biokimik UBC Stephen Withers, i cili shpjegon se enzimat që mbështesin murin e zorrëve njerëzore duket të jenë një kandidat i suksesshëm për t’u përdorur në procesin e transformimit.

“Ne jemi veçanërisht të interesuar për enzimat që na lejojnë të heqim antigjenet A ose B nga qelizat e kuqe të gjakut. Nëse mund t’i hiqni ato antigjene, të cilat janë vetëm sheqerna të thjeshta, atëherë mund të konvertohet A ose B në gjak O”, shpjegoi Withers.

Studiuesi shtoi se metoda duhet t’i nënshtrohet testeve rigoroze për të siguruar se është e sigurt, por ai është shumë i bindur se mund të japë premtimin e tij për të ndryshuar llojet e gjakut.

SHKARKO APP