Të djegur nga kremi solar? Atëherë e përdorni shumë pak

Doza minimale është 2 miligramë për centimetër katror të lëkurës. Pavarësisht nga kremi solar i vendosur në trup, ne digjemi në diell. Pse ndodh kjo? Problemi nuk është i kremit, por i faktit se si e kemi përhapur atë.

Studiuesit në King’s College London kanë vlerësuar sasinë e mbrojtjes së diellit të vënë në lëkurë dhe se si mund të përhapet lehtësisht. Sasia e përdorur nga prodhuesit për të qenë në gjendje të vlerësojnë faktorin e mbrojtjes së diellit është 2 miligramë për centimetër katror.

Hulumtuesit analizuan dëmin pas zvogëlimit të trashësisë së kremit solar nën këtë prag minimal. Një krem me mbrojtje 50 i aplikuar në lëkurë, në fakt, do të siguronte një maksimum prej 40% të mbrojtjes së ofruar. Studimi i hulumtuesve britanikë ishte i lidhur me nxirjen: kjo çoi në nxirjen e disa vullnetarëve me lëkurë të bardhë për 5 ditë rresht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë një biopsie, u tregua se grupi i ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj rrezet UV kishte një dëm të konsiderueshëm të ADN-së në zonat që nuk morën mbrojtje solare. Dëmtime, megjithatë, që janë reduktuar kur kremi solar është aplikuar me një trashësi prej 0.75 mg / cm2 dhe se ato u reduktuan edhe më shumë kur u aplikua 2 mg për cm2, madje edhe rrezet më të larta UV.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?