Të flesh me partnerin bën mirë për shëndetin

Sipas një kërkimi mbi avantazhet e gjumit vetëm apo në çift, të kryer nga Wendy M.Troxel, docente psikiatre dhe psikologe në Universitetin e Pittsburgut, të flesh me partnerin apo partneren bën shumë mirë për shëndetin, shkruan italiafeed.com

Studimi ka treguar se kur gjumi bëhet në çift, ulet niveli i kortizolit, hormoni i stresit, i cili shkakton depresion dhe ankth si dhe ul nivelin e citokinave, proteina përgjegjëse për inflamacionet.

Nga ana tjetër rritet rritet ositoksina, i cili është hormoni i dashurisë, e aftë të shmangë ankthin dhe stresin dhe të ulë presionin e gjakut.

Studimi gjithashtu ka demostruar se gratë, të cilat i zë gjumi pranë partnerit të tyre, arrijnë të flenë shumë më shpejt se gratë apo vajzat single.

SHKARKO APP