Të gjesh shërim nga bimët, mjeku alternativ shpjegon rëndësinë: Zgjidhja është te natyra
Azem Nela është ndër të vetmit mjekë shkencorë të mjekësisë alternative në vendin tonë. Prej 40 vitesh, ai kuron pacientët e tij me barna natyrale.
Këtë profesion, mjeku 66-vjeçar nuk e ka të trashëguar nga familja. Azemi ka ndjekur studimet në Romë, e është diplomuar për mjekësinë popullore, siç e njohim ndryshe.
“Unë në vitin e tretë të fakultetit, ngaqë njihja mirë edhe rusishten, mësova në një traktakt rus. Në atë traktat trajtoheshin bimët mjekësore dhe aty më lindi dëshira të merrem me këtë fushë”, tha Azem Nela, mjek shkencor i mjekësisë alternative.
Sipas mjekut, sëmundjet e rënda pleumonike nuk mund të kurohen me bimë medicinale. Ato mund të shërbejnë vetëm për një trajtim shtesë.
“Mjekësia alternative, apo mjekësia bimore, efektin e saj e ka kryesisht te sëmundjet kronike, siç janë sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë së zezë, të stomakut, sëmundjet e kyçeve”, tha më tej Azem Nela.
Vendi ynë, sipas mjekut, mund të prodhojë thuajse të gjitha bimët natyrale që i nevojiten mjekësisë alternative. Në disa raste, këto bimë prodhuese dëmtohen nga banorët e zonave, të cilët nuk e dinë sesi mund të vilen.
“Unë them se e ardhmja është nga mjekësia alternative. E gjithë bota dhe shkenca i ka kthyer sytë nga natyra. Kështu, edhe unë në planet e mia po përgatitem, dhe do t’ia lë një trashgimtari”, deklaroi Nela.