Të mirat e lëngut të majdanozit
A e dinit se lëngu që përftohet nga shtrydhja e majdanozit ka efekte mjaft të mira shëndetësore? Konsumi i rregullt i këtij lëngu ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut. Po ashtu ai bën të mundur furnizimin normal të trupit me oksigjen, si dhe stimulon funksionimin më të mirë të gjëndrës adrenale dhe asaj të hipofizës.
Ky lëng rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga sëmundjet e sistemit urinar, nga gurët në veshka dhe nga rëra në fshikëz. Në morinë e përdorimeve lëngu i majdanozit ka efekte mjaft të mira edhe për problemet gjinekologjike. Sipas hulumtuesve, dhimbjet menstruale te femrat minimizohen nga ky lëng.
Por, duhet të keni kujdes pasi lëngu i majdanozit është njëri nga lëngjet më të forta dhe rekomandohet të konsumoni vetëm 60 mililitra. Gjithashtu kujdesuni mos ta përdorni gjatë shtatzënisë pa u konsultuar më parë me mjekun.