Të moshuarit në dimër janë delikatë si foshnjat

Kur ditët të shkurtohen dhe temperaturat bien, dimri bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për njerëzit e moshuar. Ndërsa shumica i shpëtojnë dimrit me një pallto të trashë, kapuç dhe doreza, të moshuarit përjetojnë probleme të tjera. Ja disa efekte që ka dimri tek të moshuarit.

Vetmia: Një epidemi që prek mijëra pensionistë të Britanisë gjatë gjithë vitit, vetmia është edhe më shumë një kërcënim në dimër. Njerëzit lehtë mund të bëhen të izoluar duke mos dashur ose duke mos qenë në gjendje të largohen nga shtëpia për shkak të të ftohtit.

Shëndeti: Të moshuarit janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave dhe preken shpejt nga hipotermia. Edhe temperaturat më të ulëta i bëjnë ata me grip, ftohje dhe probleme të tjera.

Ilaçet: Ditët e ashpra të dimrit shkaktojnë rrëmujë nëpër supermarkete sepse të gjithë nxitojnë të mbarojnë punë e të ikin me vrap nëpër shtëpi. Të moshuarit nuk mund të ecin shpejt as të nxitojnë, kështu që familjarët e tjerë duhet të blejnë më shumë ilaçe e ti mbajnë rezerve në sirtarin e tyre.

Mungesa e ushtrimit fizik. Njerëzit e moshuar mund të vuajnë nga mungesa e stërvitjes në dimër sepse kanë ftohtë dhe nuk duan të lëvizin shpesh nga vendi ku ndihen ngrohtë. Kështu, duhet ti ndihmosh të lëvizin sado pak sepse duke mos bërë ushtrime ata do ndihen akoma më të rënduar.

SHKARKO APP