Të vdesësh nga proteinat, 25-vjeçarja bodybuiding…

Të vdesësh nga proteinat e tepërta. 25-vjeçarja Meegan Hefford, nga Mandurah i Australisë, ra në tokë pa ndjenja pas konsumimit të dozës së përhershme të pluhurit proteinik.

Nëna e dy fëmijëve, një vajze 7 vjeç dhe një djali 5 vjeç, vdiq më vonë në spital. Ajo kishte një çrregullim të rrallë e të fshehur gjenetik, që nuk i lejonte organizmit metabolizimin e duhur të një diete të pasur me proteina.

Bëhet fjalë për çrregullimin e ciklit të uresë, i cili shkakton mungesën e enzimës së nevojshme për shpërbërjen e këtyre elementëve. Trupi, normalisht arrin ta largojë nga gjaku nitrogjenin, produkt i mbetjeve nga procesi të shndërrimit të proteinave, por sëmundja e fshehtë nga e cila vuante Hefford nuk e lejonte një të tillë.

Për këtë arsye, nitrogjeni grumbullohej në formën e amoniakut toksik e mund të mbërrinte trurin, ku shkaktonte dëme të pakthyeshme, gjendje kome dhe vdekje. E ëma e 25-vjeçares fajëson dietën e pabalancuar ushqimore dhe përzierjet protenike që ajo merrte.

SHKARKO APP