Temperaturat e larta shtojnë problemet e shëndetit mendor: Ja këshillat e mjekëve
Temperaturat e larta sjellin çrregullim të neutransmetuesve, duke sjellë rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike, për pasojë kjo është periudha kur problemet e shëndetit mendor rëndohen.
Sipas ekspertëve, gjatë verës shtohet numri i personave që kërkojnë ndihmën e mjekut psikiatër.
Psikologia Adela Lamçe thotë se në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan paraqiten çdo ditë 20-50 raste të referuara nga qendrat komunitare.
Kujdes të veçantë, sidomos në këtë periudhë të vitit, duhet të bëjnë personat që shfaqin shenja të stresit, ankthit e depresionit.
Shqipëria nuk ka studime të mirëfillta për numrin e pacientëve të prekur nga këto sëmundje, por referuar të dhënave në sistemin shëndetësor parësor në një vit kryhen mesatarisht 15.000 vizita, persona që kërkojnë ndihmën e mjekëve psikatër për shkak të çrregullimeve dhe problemeve të shëndeti mendor.(tch)