Terapi gjenetike për vrasjen e qelizave të kancerit të prostatës
Kanceri i prostatës është lloji më i përhapur i kancerit tek meshkujt.
Shkencëtarët kanë zbuluar një teknike terapie nëpërmjet gjeneve, e cila është e aftë të modifikojë qelizat e kancerit të prostatës që trupi i njeriut t’i sulmojë dhe t’i vrasë ato.
Kjo teknikë shkakton një vetë-shkatërrim të qelizave tumorale, prandaj ka marrë emrin “terapia gjenetike e vetëvrasjes”. Kërkimet e shkencëtarëve amerikanë kanë parë përmirësime në 20% të pacientëve me kancer prostate pas një trajtimi 5-vjeçar.
Një ekspert i kancerit thotë se duhen më shumë studime për të gjykuar efektivitetin e saj. Studimi, i bërë nga shkencëtarët e Houston Methodis Hospital në Teksas, tregon se “terapia gjenetike e vetëvrasjes”, kur kombinohet me radioterapi, mund të jetë një trajtim premtues për kancerin e prostatës në të ardhmen.
Teknika përfshin qelizat e kancerit, që modifikohen gjenetikisht, duke i dërguar sinjale sistemit imunitar të pacientit për t’i sulmuar ato.
Zakonisht, trupi nuk i njeh qelizat e kancerit si armiq, prandaj ato përfshihen me qelizat e shëndetshme e normale. Ndryshe nga infeksionet, ndaj të cilave trupi reagon, sistemi imunitar nuk reagon për t’i vrarë qelizat kanceroze.
Duke përdorur një virus që transporton terapinë gjenetike në qelizat e tumorit, rezultati është se këto qeliza vetë-shkatërrohen, duke lajmëruar sistemin imunitar të pacientit se është koha për një sulm masiv.
Në dy grupe prej 62 pacientësh, një grup bën dy herë terapi gjenetike, dhe grupet e tjera që kanë gjithashtu një kancer agresiv të prostatës kanë marrë trajtimin tre herë. Të dyja grupet bënë gjithashtu edhe radioterapi.
Të mbijetuarit pas pesë vitesh ishin 97% dhe 94%. Biopsia e kancerit pas dy vitesh rezultoi negative në 83% dge 79% të pacientëve të të dy grupeve. Dr. Brian Butler, nga Houston Methodist Hospital në Teksas, thotë se mund të ndryshojë mënyrën se si trajtohet kanceri.