Teste të thjeshta që ju ndihmojnë të kuptoni gjendjen tuaj
Ka shumë nga ata që e urrejnë spitalin dhe neglizhojnë çdo vizitë të mundshme. Por duhet të kini parasysh se nuk është mirë të lini shëndetin tuaj pas dore, të paktën ndiqni disa praktika që do ju bëjnë të kuptoni nëse diçka nuk shkon me shëndetin tuaj.
Sytë
Mbyllni njërin sy dhe qëndroni 3-4 hapa larg monitorit të kompjuterit. Hidhini një sy rrethit sipër. Ju duken disa vija më të errëta sesa të tjera? Nëse po, duhet të bëni një kontroll tek okulisti.
Elasticitet
Për të kryer këtë test uluni në dysheme, shtriqni këmbët përpara dhe përpiquni të prekni këmbët me majat e gishtave. Nëse mund ta bëni këtë lehtësisht, atëherë trupi juaj është në formën e duhur. Nëse e keni të vështirë, atëherë do të ishte ide e mirë që të bëni joga, pilate ose not për të përmirësuar elasticitetin e trupit dhe parandaluar dobësimin e kyçeve.
Zemra
Rrini në heshtje dhe mos lëvizni për 5 minuta. Pastaj vendosni 4 gishtat tek ana e brendshme e kyçit të dorës. Mbajini për 2 minutë duke numëruar rrahjet. Për të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç, 60-100 rrahje në minutë konsiderohen normale. Më shumë ose më pak mund të tregojë për probleme me tensionin e gjakut. Megjithatë, mos e vendosni vetë diagnozën –konsultohuni më mirë me një mjek.
Gishtat
Hidh pak ujë të ftohtë në një gotë dhe zhytni gishtat për 30 sekonda. Nëse majat e gishtave kthehen në të bardhë ose blu, atëherë mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Një rënie e konsiderueshme e temperaturës (ose stresi) mund të shkaktojë kontaktim të enëve që furnizojnë me gjak gishtat e dorës të këmbës, hundën dhe veshët. Si pasojë, këto pjesë të trupit kanë mungesë të gjakut dhe fillojnë të mpihen.
Ndizni një shkrepës dhe mbajeni në dorë, duke e shtrirë mirë këtë të fundit. Merrni frymë thellë nga hunda dhe goja dhe përpiquni të fikni flakën. Nuk e fikët me përpjekjen e parë? Nëse iu deshën disa herë që të frynit për të fikur shkrepsen, atëherë mund të keni një sistem respirator të dobët. Kjo mund të shkaktohet nga duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik ose ndonjë sëmundje kronike në rrugët e frymëmarrjes.
Mbajtja e ujit në trup
Shtypni pjesën e sipërme të këmbës me gishtin e madh. Nëse mbeten akoma gjurmë të gishtit, atëherë gjasat janë që të keni një problem me mbajtjen e lëngjeve në trup. Rekomandohet që të pakësoni sasinë e kripës në dietë dhe të shmangni ushqimet e përpunuara.