Thonj delikatë? Ja trajtimet e duhura

A janë thonjtë tuaj të prirë për t’u thyer, janë bërë ata me disa shtresa apo janëplasaritur? Nëse po, atëherë nuk jeni të vetme me këtë problem. Thonjtë e thyer janë problem i shpeshtë i shumicës së femrave. Por, para se të niseni për të blerë ndonjë produkt të shtrenjtë, i cili ndoshta do t’ju ndihmonte ta zgjidhni këtë problem, mësoni se cilat janë ato trajtime shtëpiake që thonjve tuaj do të mund t’ua kthejnë fortësinë dhe bukurinë.

Zhytini në vaj ulliri

Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm! Përveç se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ripërtëritjen e hidratimit të lëkurës, mund t’ju ndihmojë edhe në forcimin e thonjve. Vaji i ullirit ka aftësinë e depërtimit dhe ripërtëritjes së fortësisë së thonjve. Thjesht, futini gishtat në vajin e ullirit për dhjetë minuta, çdo ditë dhe shumë shpejt do ta vëreni ndryshimin.

Trajtim 7 ditor me vaj të ngrohtë dhe lëng limoni

Uji i ftohtë i vajit të ullirit nuk është i vetmi që bën çudinë për thonjtë tuaj. Varianti i ngrohtë i tij, kur përzihet me lëng të freskët limoni, i ofron një trajtim ushqyes fantastik thonjve të thyer dhe të dëmtuar. Përzieni pak vaj ulliri të ngrohtë me disa pika lëng të freskët limoni. Vendosni gishtat në atë përzierje e më pas i mbështillni me letër kuzhine. I mbani për dhjetë minuta. Shumë shpejt do ta vëreni fortësinë e thonjve, shkëlqimin dhe dukjen e shëndoshë të tyre.

Banjë me kripë deti

Kripa e detit përdoret edhe si banjë duke i ndihmuar lëkurës që të duket më e re, më e bukur, por është e mirë edhe për thonjtë tuaj. Thjesht, katër lugë të kripës së detit me dy gota ujë, i fusni gishtat dhe i mbani për dhjetë minuta. Trajtimin e përsërisni dy herë në javë dhe shumë shpejt do ta vëreni dallimin.  

Banjë me qumësht

Sigurojini sasi të mjaftueshme të kalciumit thonjve tuaj, duke i futur në qumësht dhe duke i mbajtur për pesë minuta. Në këtë mënyrë do t’i forconi thonjtë dhe do ta parandaloni pëlcitjen dhe thyerjen e tyre. Nuk do të gaboni nëse qumështit i shtoni edhe të kuqtë e një veze. 

Trajtimi me vajin e pemës së çajit

Vaji i pemës së çajit mund të përdoret në shumë mënyra, nga eliminimi i akneve e deri te pastrimit i mykut. Është antiseptik i shkëlqyeshëm për hidratim, prandaj do të ishte mirë që disa pika të këtij vaji t’i vendosni në thonj për ta përmirësuar dëmin e  bërë në thonj dhe për ta hidratuar lëkurën përreth thonjve.

 Vazelina

Dehidratimi është shkaktari primar i shfaqjes së dëmtimeve në thonj. Vendosja e vazelinës në thonj është një sekret i thjeshtë që ndihmon në ruajtjen e hidratimit të thonjve dhe parandalon pëlcitjen e tyre.

SHKARKO APP