Thyhet miti, shtatzënat nuk duhet të hanë për dy persona

Ndonëse është diçka e lehtë të besohet se shtatzënat duhet ta hanë një copë ekstra të tortës, hulumtimet e reja sugjerojnë se thënia e kahershme se gratë shtatzëna duhet të hanë sa për dy persona është e rrezikshme për beben dhe nënën.

I publikuar në revistën ‘Diabetologia’, studimi tregon se nëse një grua ka shumë peshë ose pak peshë gjatë shtatzënisë, atëherë ndikimi te bebja është i madh.

Kështu, nëse pesha e tepërt gjatë shtatzënisë mund ta rrisë rrezikun e rezistencës së insulinës dhe shtypjes së lartë të gjakut, fëmija mund të jetë më i rrezikuar nga makrosomia, ndërkaq bebja e porsalindur mund të ketë madhësi më të madhe se mesatarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plus, bebja mund të ketë edhe indeks më të madh të masës trupore (BMI) sesa që rekomandohet, dhe kjo e bën beben më të rrezikuar në të ardhmen nga komplikimet kardiometabolike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, e njëjta gjë vlen edhe atëherë kur nëna ka më pak peshë sesa pesha e rekomanduar.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që vazhdimisht të këshilloheni me doktorin gjatë shtatzënisë për peshën optimale, dietën dhe çdo gjë që lidhet me shtatzëninë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?