Trajtojeni migrenën pa ilaçe

Mund të duket e habitshme por shkaku i saktë i migrenës është ende i panjohur.

Këto dhimbje koke të forta, shpesh herë nga njëra anë dhe të shoqëruara me përzierje, si dhe ndonjëherë pamje të vijave zig-zage dhe ndjeshmëri shumë të madhe ndaj dritës dhe zhurmës, duhet të shkaktohen nga veprimtaria jonormale e trurit, transmeton Klan Kosova.

Edhe pse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhembje te njerëzit që prek.

Megjithatë, shumë persona që vuajnë nga migrena dinë disa zgjidhje të cilat janë të lidhura me të ngrënit e shëndetshëm.

Disa mënyra për të lehtësuar migrenën pa përdorur medikamente i gjeni në këtë artikull:

Ushqehuni shëndetshëm dhe me rregull
Shpesh edhe shmangia e ushqimit, apo vaktit mund të çojë në shkaktimin e migrenës. Sheqeri i ulët në gjak është faktor i shfaqjes së migrenës.

Qetësohuni dhe meditoni
Nuk është e nevojshme të flini, mjafton të kaloni një orë në qetësi në mënyrë që fijet nervore dhe muskujt të relaksohen.
Bëni 5-10 minuta meditim çdo ditë dhe kjo do ju ndihmojë të ulni nivelet e stresit.

Nëse meditimi nuk bën për ju, atëherë stërvituni. Kjo do të shmang lodhjen dhe stresin që shkaktojnë dhimbje koke.

Qëndroni të hidratuar
Pini ujë vazhdimisht edhe nëse nuk ju pihet. Migrena, dhimbjet e kokës dhe luhatjet e humorit shkaktohet edhe nga mungesa e ujit.

Kujdes me atë që hani
Shumë ushqime janë shkaktare të fillimit të migrenës, si çokollata, mishi i përpunuar, djathi, soja dhe arrat.

SHKARKO APP