Trajtoni sa hap e mbyll sytë puçrrat e inflamuara nën lëkurë që shfaqen nga hiçi

Mund të mos keni akne, por kjo nuk do të thotë që jeni imunë ndaj të gjitha llojeve të puçrrave. Nëse këto të fundit janë hormonale shkaktohen nga faktorë të brendshëm biologjikë kryesisht, pikat e zeza apo të bardha, puçrrat nën lëkurë shfaqen kryesisht nga vatrat e baktereve, grumbullimit të lëkurave të vdekura etj.

Poret në lëkurën tuaj mund të bllokohen nga djersa, yndyra dhe papastërtia, duke shkaktuar imperfeksione. Askush nuk do të donte që lëkura e tyre të mbushej me këto të fundit, ndaj do të bënin gjithçka për t’i zhdukur brenda natës. Krah pordukteve kozmetike, jo pak të shtrenjta, duhet të dini se ekzistojnë dhe disa metoda natyrale që trajtojnë puçrrat !

Vaji i pemës së çajit ( Tea Tree Oil) 
Ky vaj ka veti antifungale, antiseptik dhe antibakteriale. Përdorni vajin e pemëve të çajit rregullisht për të përshpejtuar procesin e shërimit. Ndiqni këto hapa të thjeshtë:
Përzieni një sasi të barabartë të vajit të pemës së çajit me vaj kokosi ose ujë (pra hollojeni) dhe me ndihmën e një pambuku aplikojeni mbi sipërfaqen e puçrrës. Përseriteni dy herë në ditë derisa puçrra të jetë përtharë plotësisht.

Krem me permbatje Hydrocortisone
Nëse puçrra është e kuqe dhe me reliev, mund të thahet brenda natës nëse mbi të aplikoni krem me përmbajtje Hydrocortisone! Këto kremra janë enkas për puçrrat aktive, por kini kujdes sepse nuk duhet përdorur në sasi të mëdha! Ky krem mund të hollojë shumë lëkurën duke nxitur shfaqjen e puçrrave të tjera. Kremrat me përmbajtje acid salicilik, acid glycolic ose benzoyl peroxide do t’ju shpëtojnë nga puçrrat e befasishme.

Aspirina e grimcuar
Aspirina është një derivat i acidit salicilik dhe mund të zbehë pamjen e një puçrre brenda natës.

Avull ose kompresa të nxehta
LIVESTRONG rekomandon qëtë rrini mbi një tenxhere që valon për 6 deri në 8 minuta për të hapura të gjitha poret e lëkurës. Më pas bëni një skrab të lehtë, në mënyrë që t’i pastroni në thellësi! Lëkurën lyejeni me një krem antibakterial në mënyrë që lëkura mos t’ju infektohet.

Uthull molle 
Asnjëherë mos e përdorni uthullën e mollës pa e holluar, pasi mund të rrezikoni të digjni lëkurën. Përizeni dy lugë uhtull molle në një gotë ujë dhe me ndihmën e një pambuku aplikojeni këtë përzierje për 20 minuta. LIVING

SHKARKO APP