Tre kura të thjeshta që ndihmojnë kundër hundëve të bllokuara
Një nga efektet më acaruese të ftohjes janë hundët bllokuara. Fatmirësisht, ka disa metoda, të vërtetuara shkencërisht, që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga hundët e bllokuara dhe ftohja, shkruan “shëndeti”.
Më poshtë do të gjeni 3 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi.
Përgatisni 1 filxhan çaj ose kafe
Konsumimi i një pije të ngrohtë do t’ju ndihmojë në lehtësimin e hundëve të bllokuara dhe simptomave të tjera të ftohjes, si dhimbja e fytit. Një studim i vitit 2008 ka zbuluar se një pije e ngrohtë mund të sigurojë një lehtësim të menjëhershëm të disa simptomave të ftohjes, ndërsa një pije në temperaturë ambienti mund të lehtësojë vetëm hundët e bllokuara dhe kollën. Vetëm mos e pini shumë të nxehtë që të digjni fytin.
Përdorni avull për zhbllokimin e kanaleve të hundës
Avulli ndihmon në shkrirjen e sekrecioneve që ju shkaktojnë ndjesinë e parehatisë dhe nevojën e vazhdueshme për të shfryrë hundët. Vendosni kokën sipër një ene me ujë që është duke valuar mund t’ju ndihmojë të lehtësoni simptomat e zakonshme të ftohjes.
Konsumoni ushqime pikante
Ushqimet pikante konsiderohet si një kurë për hundët e bllokuara si pasojë e ftohjes dhe gripit. Një zgjidhje mund të jetë edhe spraj për hundë me përmbajtje të kapsacinës (përbërës tek speci i kuq djegës). Studimet kanë treguar se speci imkuq djegës ndihmon në lehtësimin e të gjitha simptomave të ftohjes.