Trefishohen rastet e të prekurve nga kanceri i mëlçisë, ja nga se shkaktohet
Vdekjet për shkak të kancerit të mëlçisë po shtohen çdo ditë e më shumë. Një njoftim bazuar tek një shoqatë bamirësie ka zbuluar se në Mbretërinë e Bashkuar janë trefishuar rastet gjatë 40 viteve të fundit.
Statistikat treguan se kanceri i mëlçisë merr jetën e 5,400 njerëzve çdo vit. Ndërkohë, çdo ditë diagnostikohen 16 njerëz me këtë kancer dhe shumica e rasteve lidhen me alkoolin, obezitetin dhe infeksionin e hepatitit.
Rrezikun mund ta rrisin më shumë cirroza, diabeti dhe konsumimi i duhanit. Kanceri i mëlçisë është i vështirë për tu trajtuar pasi njerëzit nuk kanë shenja apo simptoma në fazat e para.
Kur sëmundja përparon, simptomat kryesore janë zverdha e lëkurës, syve, dhimbja e barkut dhe humbja e menjëhershme e peshës. Shkaku kryesor i sëmundjes së mëlçisë nuk është zbuluar asnjëherë.
Shoqata e bamirësisë spekulon se në të ardhmen do rriten rastet e të prekurve nga kjo sëmundje e rëndë dhe numri i vdekjeve do jetë më i lartë.